Trajneri francez: Benzema në nivelin e Cruyff, mos shikoni veç golat

by admin
Spread the love

Bruno Genesio, trajneri i Rennes, ka folur për Karim Benzema pas tre golave që sulmuesi i Real Madrid shënoi kundër Chelsea në Champions League.

Genesio e krahason yllin e Realit me legjenda të futbollit botëror. Në konferencën para ndeshjes me Reims ai deklaroi:

“Nuk është se e zbuluam mbrëmë se ai është ndër më të mirët në botë. Për mua Benzema është një nga më të mirët e historisë së futbollit, në një njëjtin nivel me Cruyff apo lojtarë të tjerë të atij niveli.

Ajo që thotë më shumë për cilësitë e tij, përveç golave të shënuar, është inteligjenca e tij në lojë, gjithçka që bën ai, si lëviz, vendimet që merr”, u shpreh trajneri i Rennes për sulmuesin e Real Madrid dhe Francës. / oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. , Facebook

You may also like