Tragjike! Humb jetën një tjetër gazetar që mbulonte Botërorin Katar 2022

by admin
Spread the love

Një tjetër gazetar ka humbur jetën teksa raportonte nga Katari për Kampionatin Botëror, vetëm 48 orë pasi Grant Wahl ndërroi jetë.

Fotoreporteri Khalid al-Misslam, i cili punonte për televizionin Al Kass, humbi jetën të dielën në mënyrë të papritur raportojnë mediat.

Ndërsa gazetari Wahl vdiq papritur nga një atak në zemër ndërsa raportonte për ndeshjen çerekfinale të Holandës kundër Argjentinës në Doha.

Mediat amerikane thanë se Wahl u rikthye në vendin e tij gjatë kohës shtesë përpara se gazetarët e tjerë të thërrisnin për ndihmë.

Shërbimet e urgjencës mbërritën shpejt në vendngjarje, por ai ndërroi jetë më vonë në mënyrë tragjike.

Gazetari po mbulonte Kampionatin e tij të 8 Botëror dhe u bë i njohur në shumë në turne kur pretendoi se iu refuzua hyrja në një ndeshje, pasi kishte të veshur një bluzë me ngjyrat e LGBT.

Menjëherë pas vdekjes së tij, vëllai i tij, Erik, pretendoi se vëllai i tij ishte vrarë për shkak të kritikave të vazhdueshme ndaj regjimit të Katarit.

Turneu i kupës së botës në Katar është shoqëruar me  shumë kritika për shkak të historisë famëkeqe që vendi ka për respektimin e të drejtave të njeriut, veçanërisht trajtimit të komunitetit LGBT.


Top Channel

You may also like