Top klubet belge e duan Hasin për trajner

by admin
Spread the love

Rezultatet e mira të trajnerit Besnik Hasi me Mechelenin, kanë bërë që top-klubet tjera nga Belgjika të interesohen për angazhimin e tij.

Mediumet belge kanë raportuar të mërkurën se për Hasin tashmë kanë shprehur interesim Club Brugge e Genti, ndërsa edhe skuadra e Antwerpit po shihet si opsion pasi ka spekulime për largimin e trajnerit Mark van Bommel në fund të edicionit. Po ashtu, situatën e Hasit po e monitoron edhe skuadra e Genkut.

Hasi në nëntor të vitit të shkuar mori drejtimin e Mechelenit dhe firmosi kontratë deri në verë, ndërsa nën drejtimin e tij skuadra ka treguar rezultate të mira dhe po lufton për një vend në garat e evropiane për sezonin e ardhshëm.

Hasi ende nuk ka arritur marrëveshje me Mechelenin për rinovimin e kontratës edhe pse palët janë në negociata. Trajneri shqiptar, aktualisht është i fokusuar për ta përfunduar edicionin në mënyrën më të mirë të mundshme me Mechelenin dhe pastaj të mendoj për të ardhmen e tij.

Hasi vitin e shkuar u kthye për të punuar në Belgjikë pasi gati tetë vjetësh, kur e kishte udhëhequr skuadrën e Anderlechtit. Pas largimit nga futbolli belg në vitin 2016, Hasi ka punuar në Poloni, Greqi dhe Arabinë Saudite.

You may also like