Tomori: I zhgënjyer për mungesën në Botëror, 2022 ka qenë një vit super me Milanin

by admin
Spread the love

Mbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori ka dhënë një intervistë për Sky nga Dubai ku kuqezinjtë po zhvillojnë një minifazë përgatitore. Pas zhgënjimit për mungesën e grumbullimit me Anglinë në Botëror, lojtari është i gatshëm që të rinisë një sezon të madh me Milanin.

“Unë jam gjithmonë i motivuar. Sigurisht që ka zhgënjim përsa i përket Botërorit, sepse doja që të shkoja në Katar. E di që duhet të bëj më shumë që të meritoj grumbullimin në kombëtare në Europianin e vitit 2024. Duhet të vazhdoj të punoj dhe më pas të shohim. Aktualisht jam i kënaqur me mënyrën si po luaj dhe shpresoj që të jem gati me Milanin kur të rinisë sezonin.

Viti 2022 ka qenë shumë i mirë: fituam titullin, jam përmirësuar si lojtar. Mbetet zhgënjimi që mungova në Botëror, por këto janë gjëra që ndodhin në futboll. Gjëja më e vështirë është të fitosh sërish. Vitin e kaluar ishin të paktë ata që besonin te ne. Por tani jemi kampionët në fuqi të Italisë dhe ndryshon mënyra si kundërshtari luan kundër nesh. Duam të fitojmë sërish, por e dimë që këtë vit do të jetë më e vështirë”, ka thënë Tomori. / Oversport.tv

You may also like