Theu rekord pa pësuar gol, portieri Nojer: Do të ishte bukur një finale mes…

by admin
Spread the love

Manuel Nojer ka kyçur portën edhe njëherë tjetër në një ndeshje Champions-i dhe mbrëmjen e djeshme kundër Arsenalit vendosi një rekord të ri: 58 sfida pa pësuar gol. Askush nuk ka bërë më mirë sesa gardiani gjerman që vazhdon të shkruajë emrin e tij në librat e historisë së futbollit.

Kapiteni i Bajernit nuk kishte shumë punë në duelin kundër londinezëve dhe pas ndeshjes ka zbuluar arsyen pse skuadra arriti të siguronte kualifikimin në gjysmëfinale. “Këtë herë bëmë një ndeshje shumë herë më të mirë sesa ajo në Londër dhe nuk e lejuam kundërshtarin që të ishte i rrezikshëm. Disiplina e lojtarëve ishte vendimtare që ne të ishim dominues në çdo moment. Sot është një mbrëmje magjike dhe e veçantë. Tifozët na mbështetën dhe nuk ka asnjë arsye pse duhet të flasim për Bundesligën.

Ne kishim nevojë për tifozët tanë dhe ua shpërblyem besimin që ata na dhanë”, tha fillimisht portieri. Ai u pyet për një finale të mundshme gjermane duke qenë se në gjysmëfinalen tjetër do të luajë Dortmundi kundër PSG-së. “Dortmundi dhe ne fillimisht duhet t’i bëjmë mirë detyrat për të siguruar gjysmëfinalet. Do të ishte bukur një finale gjermane”, tha Nojer.

PANORAMASPORT.AL

You may also like