Tetovari e denoncon shkupjanin në polici për mashtrim, ja për sa e ka dëmtuar

by admin
Spread the love




Me datë 19.08.2022 në ora 17:00 në SPB Tetovë, një 35 vjeçar nga Tetova ka raportuar se me datë 17.08.2022 është mashtruar nga një person nga Shkupi dhe i njëjti është dëmtuar për rreth 20.000 denarë. Konkretisht, mashtrimi është kryer në atë mënyrë që personi përmes telefonit ka porositur shtatë hard disqe që kallëzuesi i kishte shpallur për shitje përmes një rrjeti social dhe pasi që i janë dërguar nga një shofer taksie, personi nuk është përgjigjur në telefonin e tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit.


You may also like