Tetova dhe Shkupi në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë – Shqip

by admin
Spread the love

AJRI I NDOTUR PËRPLAS PUSHTETIN DHE OPOZITËN

Ajri i ndotur përplas pushtetin dhe opozitën duke akuzuar njëra tjetrën se nuk është ndërmarë asgjë. Ndërkaq, Tetova dhe shkupi kryesojnë listën në mesin e qytettëve më të ndotura në botë.

Tetova dhe Shkupi vazhdojnë të kryesojnë në listën e qytetëve me ajrin më të ndotur në botë. Në baz të indenksit të ndotjes me 165 Shkupi mban vendin e dhjetë, kurse ndotja më e madhe është në Tetovë, ku indeksi është 178. Nivelin më të lartë të ndotjes së ajrit kanë matur Stacionet në Lisicë, Qendër, Karposh, Rektorat dhe Gazi Babë . Lidhur me ndotjen e ajrit kanë reaguar nga LSDM-ja duke akuzuar pushtetin lokal se nuk po merret me ndotjen.

“Situata me ajrin e ndotur në qytetin e Shkupit është alarmante, dhe pushteti lokal i VMRO-DPMNE-së, Levicës dhe Arsovskës nuk po bëjnë asgjë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Duke u marrë me tendera, ndikime biznesi dhe komisione, ata harruan atë që u premtuan qytetarëve një vit më parë dhe ulën ndjeshëm fondet për mjedisin në buxhetin e qytetit. Transporti publik nuk funksionon, nuk ka asnjë shenjë nga 100 autobusët elektrikë të shpallur me pompozitet, thuhet në njoftimin e LSDM-së” – thonë nga LSDM.

Nuk munguan akuzat as nga partia opozitare VMRO-DPMNE e cila ka akuzuar se qeveria ka ardhur në pushtet me premtime për ajër të pastër dhe shtatë vjet më vonë asgjë nuk ka ndryshuar.

Ndryshe Maqedonia e Veriut disa ditë me radhë renditet ndër vendet e para në botë sa i përket ajrit të ndotur, e kjo ka bërë që disa herë autoritetet komunale t’i aktivizojnë masat e qeverisë. Instituti i Shëndetit Publik paralajmëroi se ajri në disa qytete është jashtëzakonisht i keq dhe këshilloi qytetarët që të mos dalin nga banesat e tyre. /KlanMacedonia/

You may also like