Tetë ushqime për ta mbajtur mëlçinë tuaj të fortë dhe të shëndetshme gjatë verës

by admin
Spread the love

Një nga organet më të rëndësishme në trupin tonë është mëlçia.

Është shumë e rëndësishme që të punojë, për të nxjerrë jashtë të gjitha toksinat nga trupi ynë në baza të rregullta. Mëlçia është organi që kryen funksionin e pastrimit të toksinave dhe nëse ajo është e pashëndetshme, shëndeti ynë i përgjithshëm do të vuajë. Por si të detoksoni mëlçinë tuaj në mënyrë natyrale?

Më poshtë janë listuar 8 ushqime që duhet t’i shtoni dietës suaj gjatë verës, për të pastruar dhe shëruar mëlçinë.

Manaferrat: Të pasura me antioksidantë, manaferrat si boronicat, manaferrat dhe mjedrat tregojnë se detoksifikojnë mëlçinë dhe përmirësojnë funksionin e mëlçisë.

Bimët: Një përzierje bimore e shafranit të Indisë, rrënjës së luleradhiqes dhe gjembaçit të qumështit rekomandohet për mëlçinë tuaj, për vetitë e tyre anti-inflamatore dhe antioksiduese.

Mëlçia: Ngrënia e organeve të kafshëve (në veçanti mëlçisë) është e shkëlqyer jo vetëm për mëlçinë, por për të gjithë trupin tuaj, pasi është një nga ushqimet më të pasura me lëndë ushqyese që mund të gjeni. Ka shumë vitamina, minerale dhe antioksidantë, që mëlçia juaj ka nevojë për pastrimin dhe funksionimin e duhur.

Agrumet: Të pasura me vitaminë C dhe antioksidantë, agrumet si portokalli, lime janë të shkëlqyera për mëlçinë. Konsumojini ato të papërpunuara ose përgatisni një pije të shijshme dhe të ftohtë.

Perimet: Qepa dhe hudhra janë perime të pasura me squfur që janë shumë të mira për mëlçinë tuaj. Për më tepër, ato mbështesin glutationin, i cili rekomandohet shumë për pastrimin e mëlçisë dhe funksionimin e përmirësuar.

Pula dhe vezët: Vezët dhe mishi i pulës janë të pasura me koline, e cila ndihmon në aktivitetin e glutationit në trup. Seleni dhe squfuri në vezë janë gjithashtu të dobishëm për mëlçinë. Zgjidhni pulat e rritura nëpër kullota.

Angjinarja: Ekstrakti i gjetheve të angjinares, thuhet se është i dobishëm në pastrimin dhe shërimin e mëlçisë.

Domatet: Të pasura me vitaminë A dhe vitaminë C, domatet kanë antioksidantë thelbësorë si dhe kalium, të cilat të gjitha lidhen me përmirësimin e shëndetit të mëlçisë.

Këtë verë mos lejoni që vapa t’ju mposht. Kujdesuni për trupin tuaj, qëndroni të hidratuar dhe provoni këto 8 ushqime për ta mbajtur mëlçinë tuaj të fortë, të lumtur dhe të shëndetshme!


Top Channel

You may also like