Tërmeti i fuqishëm në Turqi: Vdes aktori i njohur i serialit “Kurulus Osman”

by admin
Spread the love

Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë ka humbur jetën aktori i njohur Cagdas Cankaya dhe gruaja e tij, Zilan Tigris.

Aktori i cili është i njohur për rolin e tij në serialin “Kurulus Osman”,Themelimi Osman” u konfirmua se u gjet nën rrënoja. Lajmin e vëri të ditur faqja zyrtare e serialit në Instagram.

Ekipi i serialit shprehur dhimbje për këtë humbje të madhe duke u shprehur ngushëllime familjareve si dhe të gjithë të prekurve nga tragjedia.

“Jemi të pikëlluar nga vdekja e Cagdas Cankaya, një aktor i përkryer i serialit si dhe gruas së tij muzikantja e njohur, Zilan Tigris. Zoti i mëshiroftë të gjithë qytetarët që humbën jetën në tërmet. Shprehim ngushëllime për të afërmit e tyre. U prehshin në paqe”, shkruhej në postim.

 

You may also like