Tërhiqen nga gara dy kandidatë për PD-në e Shkodrës, për arsye shëndetësore

by admin
Spread the love

Ditën e sotme, dy kandidatë në garën për kryetar të Partisë Demokratike Dega Shkodër, kanë njoftuar tërheqjen, ku i pari që ka njoftuar largimin nga gara është Ted Kopliku, ku përmes një statusi në rrjetet sociale, ka bërë me dije arsyet.

Ai thotë se ka patur pak kohë në dispozicion, që të bindë demokratët ta votojnë.

“Pavarësisht ideve, apo nje projekti për të bashkuar demokratët, koha është e shkurter për ti bindur, për të më besuar votën. I bindur që në këtë mënyre i sherbej më mire garës, duke i dhënë kohë vetes për të qënë me i dobishëm në një të ardhme të afërt, VENDOS TE TERHIQEM”, njoftoi Kopliku.

Ndërsa pak minuta më parë, tërheqjen nga gara e ka njoftuar edhe kandidati Emiliano Çekini.

“Me keqardhje, e ndjej detyrim t’ju informoj, që unë nuk do jem kandidat në proqesin e votimit për përzgjedhjen e kryetarit të degës, kjo për shkak të angazhimeve të mija familjare, për arsye shëndetësore”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së në Shkodër, të organizuara nga Komisioni i Rithemelimit, do të mbahen ditën e nesërme në hollin e Teatrit Migjeni, nga ora 08⁰⁰-19⁰⁰.

You may also like