Ten Hag: Man Utd e ka gjetur mënyrën për t’i fituar ndeshjet

by admin
Spread the love

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag ka thënë se ekipi i tij e ka gjetur mënyrën për t’i fituar ndeshjet, pasi u rikthye te fitorja të mërkurën mbrëma ndaj Nottingham Forestit në FA Cup.

Unitedi mori një fitore të minutave të fundit 1-0 ndaj Nottingham Forest në City Ground dhe kjo fitore e lumturoi trajnerin holandez të Djajve të Kuq.

“Është koha më e mirë për të shënuar në fund. Të shtunën ne ndjemë një humbje në fund të ndeshjes kundër Fulhamit. Çdo fitore është e rëndësishme”, ka thënë fillimisht Ten Hag.

“Ndeshje fantastike po vijnë. Kjo skuadër, me atë që tregoi sot, është e mrekullueshme”.

Ata duhet ta tregojnë atë në çdo ndeshje. Unë e kam parë atë dy muajt e fundit, jo të shtunën. Ne kemi gjetur mënyrën për të fituar”, përfundoi holandezi.

Casemiro shënoi me kokë në momentin e fundit me një goditje dënimi të Bruno Fernandes për të ndihmuar United të kualifikohet në çerekfinalen e FA Cup.

Një përplasje e madhe kundër Manchester Cityt e pret Ten Hagun gjatë fundjavës dhe aty do të shihet nëse vërtetë Djajtë e Kuq e kanë gjetur rrugën e fitoreve.

You may also like