Tema e vizave preket në takimin mes ambasadorit kosovar në Holandë dhe këshilltarit të kryeministrit

by admin
Spread the love

Ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli, është takuar me Këshilltarin për Evropë të kryeministrit të Holandës, Said Fazili.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Doli tha se me Fazilin kanë pasur një takim të frytshëm dhe miqësor, ku ndër të tjera u diskutua edhe për liberalizimin e vizave.

“Takim i frytshëm dhe miqësor me Said Fazili, Këshilltar për Evropë i Kryeministrit të Holandës. U diskutua për prioritetet e Kosovës, reformat, arritjet, vizaliberalizimin dhe zgjerimin. Kosova është mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që Holanda po ofron në shumë fusha”, ka shkruar Doli, njofton Klankosova.tv.

You may also like