TEL AVIV – Politikanët izraelitë ”nxisin” ligjin e dënimit me vdekje për terroristët

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 20 nëntor /ATSH-DPA/ – Ligjvënësit izraelitë po avancojnë një projekt-ligj që do ta bënte më të lehtë zbatimin e dënimit me vdekje kundër terroristëve të dënuar.

Komiteti i Sigurisë Kombëtare i Knesset-it debatoi një projekt-ligj të propozuar nga partia e ekstremit të djathtë Jude Power, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës të Izraelit.

Qëllimi është që të mund të shqiptohet dënimi me vdekje për vrasje të kryera për arsye raciste.

Në Bregun Perëndimor të pushtuar, gjykatat ushtarake do të autorizohen të shqiptojnë dënime me vdekje me shumicë të thjeshtë.

Në mars, shumica e parlamentarëve votuan pro projektligjit të diskutueshëm.

Sulmet terroriste nga militantët e Hamasit më 7 tetor, në të cilat 1200 njerëz u vranë dhe rreth 240 pengje u morën në Rripin e Gazës, i dhanë shtysë legjislacionit. /os/
,

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like