TEL AVIV – Izraeli: Vritet komandanti i Hezbollahut gjatë sulmit në Liban

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 16 prill /ATSH-DPA/- Ushtria izraelite njoftoi sot se ka vrarë një komandant të Hezbollahut gjatë një sulmi në Libanin jugor.

Milicia e Hezbollahut e mbështetur nga Irani konfirmoi vdekjen e tij, megjithatë, nuk tha saktësisht se kur, ku dhe si u vra anëtari i Hezbollahut.

Agjencia shtetërore e lajmeve NNA raportoi se dy persona të tjerë u plagosën.

“Një automjet u godit në qytetin Ain Baal pranë kufirit izraelit gjatë sulmit”, raportoi NNA.

Duke cituar burime nga Libani jugor, media libaneze raportoi më herët se personi i vrarë ishte një anëtar i lartë i Hezbollahut.

“Personi kishte qenë përgjegjës për të gjitha aktivitetet ushtarake të milicisë pro-iraniane në zonën e prekur”, thanë raportet.

Sipas ushtrisë izraelite, komandanti kishte planifikuar sulme me raketa drejt Izraelit dhe u vra nga një sulm avioni në zonën e Ain Baal.

Më herët, ushtria në Izrael njoftoi se kishte regjistruar dy dronë sulmues në territorin izraelit. Ata kishin shpërthyer në zonën përreth Beit Hillel.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like