TEL AVIV – Baerbock dhe Cameron në Izrael për bisedime diplomatike

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 17 prill /ATSH-DPA/ – Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock dhe ministri i Jashtëm britanik David Cameron ishin sot në Izrael për bisedime diplomatike të krizës.

Cameron foli në favor të një reagimi të matur nga Izraeli ndaj sulmit të fundit të Iranit.

Ai shpreson se ‘’vendi do të përgjigjet në një mënyrë që është e zgjuar, si dhe e ashpër, por gjithashtu bën sa më pak të jetë e mundur për të përshkallëzuar këtë konflikt”.

Cameron tha se ishte më e rëndësishme të fokusohej në lirimin e pengjeve izraelitë, dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës dhe arritjen e armëpushimit atje.

Ai synon ta diskutojë këtë temë me qeverinë izraelite dhe Autoritetin Palestinez.

Baerbock dhe Cameron u takuan me presidentin izraelit Isaac Herzog dhe planifikuan të zhvillonin bisedime të mëtejshme me zyrtarë të lartë izraelitë.

Baerbock u takua gjithashtu me ministrin e Jashtëm izraelit Israel Katz gjatë vizitës, e shtata që nga sulmet vdekjeprurëse të 7 tetorit në Izrael të udhëhequr nga grupi militant palestinez Hamas./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: Akademia e Futbollit të Manchester City në Durrës, kampus ekselence


You may also like