“Të zhdukur me forcë”, Hoxha: Kurti shpiku term sipas së cilit Serbia nuk e ka asnjë obligim

by admin
Spread the love

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të kërkojë falje për miratimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur në Bruksel.

“Dhimbja është përmbytur, barazuar dhe barazvlerësuar. Kurti ka shpikur termin ‘të zhdukur me forcë’ që nuk ekziston nëpër konventa ndërkombëtare për mbrojtjen e personave të zhdukur me dhunë”, është shprehur Hoxha në kuvend.

“Serbia nuk e ka asnjë obligim sipas këtij termi për reparacionin dhe çështje të tjera për personat e zhdukur. Kurti duhet të kërkojë falje, sepse ka ushtruar dhunë dhe ka instrumentalizuar çështjen e të pagjeturve. Ai do të duhej të ishte këtu dhe të kërkonte falje”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

 

 

You may also like