“Të rinjtë që kanë ikur, do të kthehen përsëri”, Kovaçevski siguron: 118 deputetë do të votojnë për ndryshimet kushtetuese

by admin
Spread the love

Ndryshimet kushtetuese do të votohen në Kuvend, procesi nuk do të ndërpritet sepse bëhet fjalë për procesin më të rëndësishëm dhe të ardhmen e vendit, vlerëson kryeministri Dimitar Kovaçevski. I pari i Qeverisë garanton se në fund do të jenë 118 deputetë që do të votojnë për ndryshimet në Kushtetutë dhe futjen e bullgarëve. Këtu përfshinë edhe deputetët e opozitares VMRO-DPMNE, por jo edhe ata të “Levicës”.

“Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur, secili duhet ta marr përgjegjësinë dhe fatin në duar. Ky është një proces që nuk ndalet kurrë. Procesin më të rëndësishëm do ta ndalim… si ashtu… sepse dikush dëshiron ta stopoj? Nuk mund të ndalet një proces prej të cilit varet e ardhmja vendit. Unë them se në fund do të ketë 118, sepse “Levica” ata janë kundër BE-së, ata janë me Kazakistanin, me Taxhikistanin do të bëjnë bashkim”, theksoi Dimitar Kova­çevski – kryeministër.

Kovaçevski shprehet se hyrja në BE do të krijojë kushte më të mira për jetesë për të gjithë qytetarët. Ai beson se kur vendi të anëtarësohet në BE, edhe ata që kanë ikur në Evropë do të ktheheshin përsëri në vendin tonë.

“Duke marrë parasysh se pagat mesatare dhe standardi jetësor në vendet ku janë shpërngulur është rritur për 2-3 herë dhe më nuk kanë nevojë të jetojnë në Gjermani ose Francë por kthehen në një vend anëtarë të BE-së dhe ai është vendi i tyre. Ky është qëllimi ynë, qytetarët tanë të jetojnë në një shtet anëtare të BE-së, Maqedonia e Veriut dhe jo të jetojnë në ndonjë shtet të huaj në Evropën perëndimore”, pohoi Dimitar Kova­çevski – kryeministër.

Kreu i opozitares VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski mohon se do të votohen ndryshimet kushtetuese, ndërsa deklaratën e Kovaçevskit për to, e cilëson si porosi ndaj bashkësisë ndërkombëtare.

“Qëllimi i parë është që ta mbajë kohezionin në kuadër të partisë, që sipas informacioneve jozyrtare është e ndarë në disa struktura, totalisht demotivim i strukturave të LSDM-së dhe nëse nuk u jep ndonjë shpresë vlerësoj se disfata që do të ndodh në zgjedhjet e ardhshme do të jetë edhe më e madhe. Qëllimi i dytë është mesazhi ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare. Ja na lini edhe disa muaj të vjedhim dhe gënjejmë, gjithsesi në pranverë janë zgjedhjet e rregullta e tani nuk na duhen zgjedhje të parakohshme, pastaj e shohim si do të bëhet puna”, pohoi deklaroi Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE.

Për ta ndryshuar Kushtetutën duhen 80 vota deputetësh, apo 2/3-ta e numrit të përgjithshëm të deputetëve.

You may also like