Taravari: Me VLEN nuk ka projekte në kurriz të Kosovës

by admin
Spread the love

Kandidati për president nga radhët e koalicionit VLEN, Arben Taravari u shpreh se me VLEN nuk do të ketë projekte në kurriz të Kosovës.

“Me VLEN nuk ka projekte në kurriz të Kosovës, por faktorizim të shteteve sovrane shqiptare. Do të kemi kordinim të plotë me sy shtetet shqiptare, me Shqipërinë dhe Kosovën. Do të thellojmë lidhjen me Tiranën dhe Prishtinën sepse ato janë vëllezërit tonë të gjakut”, u shpreh Taravari.

Taravari më tej akuzoi kundërkandidatin e tij Bujar Osmanin i cili vizitën e tij të parë si ministër i jashtëm e kishte bërë në Beograd.

“Pra nuk do të bëjmë sikur kundërkandidati im që vizitën e parë si ministër i jashtëm e bëri në Beograd dhe asnjëherë nuk pati vizitë bilaterale në Republikën e Kosovës”, shtoi më tej Taravari. /SHENJA/

MARKETING



You may also like