Taksat e naftës apo energjia? Rama vë shqiptarët para zgjedhjes: Unë s’jam hajdut, as gënjeshtar

by admin
Spread the love

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama prezantoi një skenar apokaliptik, në lidhje me energjinë elektrike duke theksuar se ajo është shtrenjtuar shumë në tregjet ndërkombëtare.

Sipas tij, qeveria shqiptare subvencionon 80% të faturës reale të energjisë elektrike, nëse çmimi do të paguhej aq sa është sot në tregjet e huaja.

Si përfundim, Rama tha se nuk do të uleshin taksat e naftës pavarësisht nëse sipas tij e kërkonin protestuesit me iPhone dhe që bllokonin rrugët me goma X5.

“Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare. Deri në fund të vitit do të derdhim 650 milion euro për faturat e energjisë për familjet shqiptare. Më vjen turp që Shqipëria është është i vetmi vend i NATO-së që proteston për pasojat e luftës në Ukrainë.Të shash një qeveri në gjuhën më vulgare kur pa bërë asnjë lloj llogarie dhe sajuat fakte krejt të paqena. Pas 30 vitesh nga rënia e komunizmit akuzoni qeverinë për çmimet kur e gjithë bota po përballet me pasojat e luftës. Rritja e çmimeve në Paris është shumë herë më e lartë. Ta zhgarravisësh sot Shqipërinë në sytë e botës duhet të mos keq as moral e arsye njerëzore me kombin tend”, tha kryeministri.

Shefi i qeverisë theksoi se tani shteti do të subvencionojë vetëm gjysmën e karburantit për ministrat dhe pjesën tjetër ata do të duhet ta paguajë vetë.

Rama tha se mund të kishte shumë të këqija, por vjedhja nuk ishte një prej cilësive të tij.

“Nëse dikush që më thotë hajdut unë shoh përballë një hajdut sepse unë nuk jam i tillë”, tha kryeministri duke shtuar se as edhe nuk gënjen.

You may also like