Tafaj: Dinamo nuk meriton këtë vend në renditje, duam fitoren për Europën

by admin
Spread the love

Zëvendës-trajneri i Partizanit, Fatjon Tafaj ka folur për mediat në prag të derbit kundër Dinamos, që do të luhet nesër në orën 16:45 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

“Derbi mbetet një ndeshje derbi, pavarësisht pozicionit në klasifikim që ka Dinamo. Derbi është një ndeshje që duhet vlerësuar në maksimum, kanë lojtarë me kualitet njësoj si ne, por duhet të marrim maksimumin e kësaj ndeshjeje. Ndeshja me Dinamon duhet vlerësuar maksimalisht.

Është një fat i keq për kampionatin shqiptar që Dinamo ka shkuar në këtë pikë sepse emri i klubit nuk e meriton. Nuk dua aspak ta mendoj që do të marr minimalen e pikëve këtë ndeshje. Dua t’i bëj një thirrje tifozëve sepse janë një mbështetje shumë e madhe për ne, futbolli luhet për tifozët.

Me ekipet që kanë qenë sipër kemi bërë shumë mirë, ndërsa me skuadrat që kanë qenë më poshtë në tabelën e renditjes kemi gabuar. Janë gjashtë ndeshje deri në fund të kampionatit, ne duhet të japim maksimumin që të marrim pikët e plota ndryshe Europa do të jetë shumë larg.

Duhet të shpresojmë që Kupën ta fitojë Laçi dhe ne të përfitojmë nga vendi i katërt, por edhe vendi i katërt nuk është i sigurt. Të gjitha ndeshjet do të jenë një finale për ne”, ka thënë Tafaj.

E ardhmja e tij – “Një trajner mund të jetë gati kur e ndjen. Trajningu në Shqipëri është shumë i vështirë. Momentin e parë kur bën mirë, do të kesh një ecuri shumë të mirë. Momentin e parë që bën keq ecuria jote do të jetë e tillë. Unë duhet të jem shumë i matur për hapin që do të bëj.

Për momentin nuk e kam menduar, po punoj te Partizani dhe do të jap maksimumin për të, për të ardhmen do të shoh”, ka thënë zëvendës-trajneri i Partizanit, Fatjon Tafaj. / Oversport.tv

Foto: FK Partizani Albania Facebook

You may also like