Szczesny: Refuzoj të luaj kundër Rusisë, gruaja ime ka lindur në Ukrainë

by admin
Spread the love

“Nuk mund të qëndroj i heshtur dhe të bëj sikur nuk ka ndoshur asgjë”, ka shkruar Wojciech Szczesny, portieri polak i Juventusit në Instagramin e tij, pasi federata polake njoftoi se nuk do të luajë Play Off-in e Kupës së Botës kundër Rusisë për shkak të sulmit të kësaj të fundit ndaj Ukrainës.

“Gruaja ime ka lindur në Ukrainë, në venat e djalit tim rrjedh gjak ukrainas, pjesëtarë të familjes sonë janë akoma në Ukrainë. Shumë nga të punësuarit e mi janë ukrainas dhe janë të gjithë persona fantastikë.

Kur shoh vuajtjen në fytyrën e tyre dhe  frikën për vendin e tyre, kuptoj se nuk mund të qëndroj i heshtur dhe të shtirem sikur nuk ka ndodhur asgjë”, ka shkruar mbrojtësi ekstrem i Juventusit.

“Refuzoj të luaj kundër lojtarëve që zgjedhin të përfaqësojnë vlerat e Rusisë. Refuzoj të qëndroj në fushë dhe të dëgjoj himnin rus. Refuzoj të jem pjesë e një eventi sportiv, që legjitimon aksionet e qeverisë ruse.

E di që thirrja ime është simbolike, por kërkoj që FIFA dhe UEFA të veprojë dhe të nxjerrë përgjegjësitë e federatës ruse”, ka thënë Szczesny. / Oversport.tv

Foto: JuventusFC Twitter

You may also like