Sveçla i çon selam Radojçiqit “Dorëzohu” (VIDEO)

by admin
Spread the love

Në raportin vjetor të punës nuk përfshiu veç të arriturat e dikasterit që drejton.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes flet edhe për gjashtë sulmet ndaj policëve në veri të vendit.

Pjesë e kësaj ligjshmërie është edhe bllokimi i rrugëve ilegale atje.

Deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, kërkoi që ato të lirohen derisa ministri i tha se kjo s’bëhet.

Ky politikanin serb e luti t’ia përcjellë një porosi nënkryetarit të partisë, Milan Radojçiq.

“Do t’iu lusja që t’i bëni apel zëvendëskryetarit të juaj që të vijë para organeve të drejtësisë për t’u ballafaquar me akuzat me të cilat është ballafaquar e të cilave u ka ik”.

Kërkesa nuk i pëlqeu deputetit serb.

“Zotëri ministër kur i bëni thirrje nënkryetarit të Listës Serbe që të vijë të paraqitet këtu, ju së pari duhet të ndani punën e drejtësisë nga politika, që të mos i montohen procese politike sikur ka ndodhur në të kaluarën”.

Sveçla u desht t’i përgjigjet edhe kryetarit të Komisionit, Bekë Berisha, i cili e kritikoi pse nuk po ndodhin arrestime te profilit të lartë siç ishin paralajmëruar, por vetëm policë të thjeshtë.

You may also like