Suzana Mushkolaj shijon muajin e mjaltit me bashkëshortin në Maldive

by admin
Spread the love

Fotografja dhe ish-moderatorja e njohur shqiptare, Suzana Mushkolaj, i dha fund beqarisë rreth një muaj më parë.

Ajo dhe partneri i saj, avokati Besnik Nikqi, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në bjeshkët e Rugovës.

Pas ceremonisë së vogël ku prezent ishte edhe djali i saj, Albani, çifti duket se janë arratisur larg për të shijuar muajin e mjaltit.

Suzana së bashku me bashkëshortin momentalisht po shijojnë pushimet në ishullin luksoz, Maldives.

Ajo madje ka shpërndarë disa pamje të mrekullueshme duke treguar se po argëtohet në masë të madhe.

“Muaji i mjaltit”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë njërit prej postimeve.

Suzana ndryshe për publikun ka qenë e njohur edhe si moderatore e programit shumë të shikuar të para tri viteve, “Metamorfoza nga Suzana”.


You may also like