Surprizë nga Spanja, Konte i ofrohet Barçës. Pengesë bëhet loja spektakolare

by admin
Spread the love

Antonio Konte kërkon që të rikthehet në pankinë, por aventurave në Itali me shumë skuadra, mes të cilave ato fituese me Juventusin dhe Interin, apo edhe në Angli me Çelsin e Totenhemin, tashmë duket se dëshira e tij kryesore është Spanja.

Dhe duke iu referuar të përditshmes katalanase “Sport”, ky burim ka lëshuar bombën ditën e djeshme: trajneri nga Leçe i është ofruar Barcelonës për të pasur Ksavi Hernandezin, pasi ky i fundit ka lajmëruar lamtumirën në fund të këtij sezoni. Klubi kuqeblu sigurisht që e ka mirëpritur këtë dëshirë nga ana e një prej trajnerëve më të vlerësuar në qarkullim, por ndërkohë ka disa çështje që duhen kuptuar dhe studiuar me shumë kujdes.

E para lidhet me aspektin ekonomik, duke qenë se Antonio Konte është një nga trajnerët më të “kripur” për sa i përket aspektit financiar, duke kujtuar se në Angli, në radhët e Totenhemit, ai përfitonte 17 milionë euro neto në sezon, shifër kjo që së bashku me premiot mund të arrinte deri në 22 milionë. Aspekti i dytë është edhe ai i filozofisë, duke qenë se “Gjenerali” nuk ka dyshime se është një nga më punëtorët në qarkullim, kuron në detaje aspektin fizik dhe skuadrat e tij kanë gjithmonë një rezistencë të frikshëm, por në aspektin e spektaklit të lojës çalon.

Dhe pikërisht për këtë fakt, në Katalunjë, edhe pse nuk e kanë injoruar vetofrimin e Antonio Kontes, presidenti Joan Laporta do të punojë dhe shpresojë që të bindë gjermanin Jyrgen Klop, që gjithashtu ka lajmëruar në mes të sezonit, si Ksavi te Barça, lamtumirën e tij nga Liverpuli në fund të sezonit. Dhe vetëm nëse Klop nuk do të pranonte spanjollët, Konte do të ishte një kandidat vërtet serioz si post-Ksavi.

Përgatiti: JETON STAMOLLA – PANORAMASPORT.AL

You may also like