Sulmi me armë në Meksikë/ Humb jetën anëtari i bandave! Ishte shënjestra e atentatit, ndodhej në ambientin ku organizohej festa

by admin
Spread the love

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me sulmin që ndodhi në veri të Meksikës ku mbetën të vrarë gjashtë persona dhe 26 të tjerë u plagosën.

Sipas mediave vendase ngjarja ndodhi në një banesë ku po festohej ditëlindja e një vajze 15-vjeçare.

Tre personat që hapën zjarr, ndërsa një i katërt i shoqëronte, dyshohet se kishin nën shënjestër një person, anëtar i një bande kriminale. Ky i fundit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, mbeti i vrarë pas të shtënave.

“Masakra ishte një sulm ndaj një anëtari të një grupi kriminal, i cili kishte urdhër-arreste aktive për disa krime”, njoftoi prokuroria.

Tre burra dhe tre gra mbetën të vrarë, në mesin e tyre dyshohet se janë dy vajza 14-vjeçare.

Autoritetet shtetërore njoftuan se 26 persona mbetën të plagosur, shumica e të cilëve janë në gjendje të mirë shëndetësore, përveç katër që ndodhen në kujdesin intensiv.


Top Channel

You may also like