Studim: Mbretëria e Bashkuar kërcënohet nga rreziku i sëmundjeve të shkaktuara nga mushkonjat

by admin
Spread the love

Disa pjesë të Britanisë së Madhe mund të bëhen “shtëpia” e mushkonjave, të afta të përhapin gripin e dengut, chikungunya dhe virusin zika deri në vitet 2040 dhe 2050, paralajmërojnë zyrtarët shëndetësorë.

Raporti i Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar bazohet në një skenar të rastit më të keq, i cili sheh rritje të emetimeve të larta dhe temperaturave me 4 gradë Celsius deri në vitin 2100.

Raporti, që përfshin 90 ekspertë, mbledh prova “të konsiderueshme dhe në rritje” të efekteve aktuale të ndryshimeve klimatike në shëndetin tonë.

Vlerësimet aktuale të Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara sugjerojnë se bota është në rrugën e një ngrohjeje prej rreth 2,7 gradë Celsius deri në vitin 2100, bazuar në premtimet aktuale, megjithëse shifrat e sakta janë të pasigurta.

Prof Nigel Arnell, profesor i ndryshimeve klimatike në Universitetin e Reading, thotë: “Ndërsa ne shpresojmë se temperaturat nuk do të rriten shumë, është e nevojshme të përgatitemi për rastin më të keq”.

Një shqetësim i madh shëndetësor është që Britania e Madhe të bëhet më e përshtatshme për specie pushtuese si mushkonja tigër aziatike, e njohur gjithashtu si Aedes albopictus.

Ndërsa mushkonja mbart vetëm viruse të dëmshme pasi pickon njerëzit e infektuar, Londra mund të shohë raste të rregullta të gripit denge deri në vitin 2060, thotë raporti.

Nëse insektet vazhdojnë të shtohen, njerëzit do të duhet gjithashtu të marrin në konsideratë se si ta ruajnë ujin në mënyrë të sigurt, pasi është një terren i zakonshëm për mbarështimin e mushkonjave.


Top Channel

You may also like