Stresi i pandemisë/ Shkencëtarët: Covid plaku trurin e adoleshentëve

by admin
Spread the love

Pandemia e COVID-19 jo vetëm që ka çuar në një shëndet më të dobët mendor midis adoleshentëve – por gjithashtu ka plakur fizikisht trurin e tyre.

Kështu thotë një studimi i ri nga një ekip në Universitetin Stanford në Shtetet e Bashkuara të publikuar të enjten në revistën: Global Open Science.

Një numër në rritje i kërkimeve po tregon se pandemia ndikoi rëndë në  shëndetin mendor të të rinjve anembanë botës, me bllokimet dhe mbylljet e shkollave duke shkaktuar ndikim në mirëqenien emocionale të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Por këto gjetje të reja sugjerojnë se elemente stresues lidhur me pandeminë jo vetëm që kanë ndikuar në shëndetin mendor të adoleshentëve, por gjithashtu kanë ndryshuar fizikisht trurin e tyre, duke i bërë strukturat e tyre të trurit të duken disa vite më të vjetra se ato të moshatarëve të krahasueshëm para pandemisë.

Studiuesit krahasuan skanimet e 81 adoleshentëve të marra para pandemisë me ato të 82 adoleshentëve të marra midis tetorit 2020 dhe marsit 2022 – gjatë pandemisë dhe vunë re së në fakt, truri i tyre ishte plakur para kohe.

Deri më tani, këto lloj ndryshimesh të përshpejtuara në moshën e trurit ishin vënë re vetëm tek fëmijët që kanë përjetuar fatkeqësi kronike, për shembull nga dhuna, neglizhenca ose mospasja e një familje të shëndetshme sipas studiuesve.


Top Channel

You may also like