Spitali i Kërçovës me kushte të mjerueshme, aparatura të vjetra që nga koha e ish-Jugosllavisë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Derisa ndërtimi i spitalit të ri në Kërçovë nuk është askund, edhe në spitalin e vjetër kushtet për punë lënë shumë për të dëshiruar. Ambienti është i vjetërsuar, hapësira jo e mjaftueshme dhe me aparatura të vjetra e të prishura të pa riparueshme që nga koha e ish-Jugosllavisë. Kjo situatë ka bërë që dalëngadalë repartet fillojnë të bëhen jo funksionale.

Këtë e pohon edhe vetë drejtori i Spitalit të Kërçovës Stanko Tërpeski.

“Për fat të keq në këto kushte që po punojmë tani në disa reparte specialistike, konsultative siç është neurologjia, psikiatria, ORL, oftalmologjia, infektologjia dhe ortopedia punojnë në kushte nën normale substandarte për punë ku nuk mund të kryhen as kontrolle të përgjithshme”, tha Stanko Tërpeski-drejtori i Spitalit të Kërçovës.

Tërpeski thotë se kanë nevojë për mjete elementare për punë dhe drejton gishtin ka ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria. “Jemi të ngatërruar për shkak të kushteve dhe jo për diçka tjetër“.

Andaj i lutem ministrit të Shëndetësisë, Fondit për Sigurim Shëndetësorë dhe Qeverisë për ndihmë që të na sigurojnë kushte elementare për punë që të mund t’i shërbejmë qytetarët.

You may also like