Spaleti kundër Silvinjos për lojtarët: Duhet t’i marrim të gjithë në pankinë, ëndërrojmë të bëjmë si në Botërorin 2006

by admin
Spread the love

Trajneri i Italisë, Luçiano Spaleti, mendon se UEFA duhet të zgjerojë numrin e lojtarëve nga 23 në 26 gjatë Euro 2024. Një vendim kundër të cilit ka dalë trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, i cili mendon se listat duhet të jenë të përbëra nga 23 futbollistë.

Tekniku i Italisë e ka shpjeguar qartësisht idenë e tij pas mbledhjes që trajnerët e kombëtareve kanë zhvilluar në Nion të Zvicrës, për të diskutuar ndryshime të mundshme e propozime rreth këtij aktiviteti.

“Mendoj se është më e drejtë që të marrësh 26 lojtarë, por me kushtin që pastaj të të jepet mundësai që të kesh 15 në pankinë. UEFA ka marrë parasysh mundësinë që të kujdeset për problemet e skuadrave”, tha ai pas mbledhjes.

“Sa i përket grupit tonë të lojtarëve, mungon ende edhe pak kohë, por puna është kryer, pasi nuk do të kemi më në dispozicion dritare të tjera. Gjatë asaj të marsit nuk ftuam disa të rinj, pasi U21 merrnin pjesë në kualifikuese. Do të jetë blloku i 15-16 futbollistëve që morëm edhe në miqësoret e marsit, por do të shohim në këtë pjesë të fundit të sezonit se kush do të shfaqë cilësi.

Në Gjermani për të mbrojtur titullin? Për të qenë konkurrues dhe për shkak të forcës së kundërshtarëve, duhet të bëjmë edhe një tjetër hap. Por brenda turneut efektiv, Italia jep gjithmonë diçka më shumë. Të kesh historinë në favor është një trampolinë për lojtarët, por duhet të bëjmë më mirë se sa kemi bërë deri tani që të tregohemi konkurrues.

Edhe pse nuk jemi në maksimum dhe në nivelin e më të mirave si për shembull Spanjës, Francës, Gjermanisë e Anglisë, duam të punojmë që të arrijmë aty. Ëndrra e të gjithëve është që të kemi një situatë si në Botërorin 2006, por duhet të jemi më të mirët e të gjithëve dhe nuk është e thjeshtë”, tha Spaleti.

PANORAMASPORT.AL

You may also like