SPAK s’ka vlerë për ndëshkim, por për vizatim – Lajme

by admin
Spread the love

Vala e re e arrestimeve të SPAK, që mund ti hajë kokën edhe deputetit të dytë socialist, është thjeshtë një procedurë në raport me të vërtetën që tani e dinë të gjithë: atë se në krye të priamidës së kësaj mega grabitjeje qëndron një njeri i vetëm, Edi Rama.

Edhe vetë kryeministri e ka kuptuar se kjo tani nuk është më një sekret. Po të kthehesh pak ditë pas në kohë dhe të rishikosh dëshminë që ai dha në komisionin hetimor për inceneratorët, mbrojtja e vetme që i bëri vetes konsistonte në faktin se “nën hundën time është vjedhur, por unë nuk kam ditur gjë”. 

Nga ai dialog i gjatë mbetën të skalitura në memorje shprehjet e Ramës se “mishi është i dobët”, “Jeta politike nuk është hapsirë ëngjëjsh”, “ka dhe njerëz që korruptohen”, se “kryeministri nuk merr dot vesh se ç’mund të bëjë Lefter Koka pas shpinës së tij”, se ai nuk ishte “supervizor”, se vartësit nuk e kishin informuar që “koncesionari nuk i dispononte kapitalet e nevojshme”.  

Lexo më tej:

Komisioni hetimor/ Pse Rama zgjodhi të sillet si i pandehur

Po a ka njeri që e beson këtë përrallë, aq më tepër kur njëh sëmundjen e drejtimit të Ramës për të kontrolluar deri në detaje dhe sistemin piramidal të ngritur prej tij, ku urdhri nga lart mbivendoset mbi ligjin? Natyrisht që jo.

Këtë dëshmon edhe historia e deputetit Aliqi Bllako, për të cilin SPAK ka kërkuar lejen e kuvendit për arrestim. Vallë rastësisht e vuri Rama në listat e PS në Tiranë, këtë anonim, madje në një vend më të sigurtë se Pandi Majko, Fatmir Xhafaj apo Mimi Kodheli që i kishte pasur ministra? Jo, përgjigjja është e qartë: sepse ai duhej ti shpenzonte një pjesë të milionave për fushatën e partisë. Vetëm kjo gjë shpjegon katapultimin e tij në një vend më të sigurtë se elefantët e PS-së. E njëjta logjikë u ndoq edhe me Lefter Kokën në Durrës. Ndonëse dihej se SPAK ia kishte bërë gati letrat, Rama e futi në të njëjtën listë ku gjendej dhe vetë dhe vetm pasi ai siguroi votat që i kërkoheshin, u detyrua të jepte dorëheqjen pasi akuzohej se kishte përvetësuar 3.5 milionë euro pagesa nga inceneratorët.

Por, këto dy raste nuk janë të vetmet. 

Fakti se e gjithë hierarkia shtetërore u detyrua të frimosë kundër ligjit, të shmangë tenderimet ndërkombëtare, të prodhojë 9 procedura brenda një dite të vetme, të dërgojë mbi 20 milionë euro në Fier ende pa u vënë asnjë tullë për ngritjen e inceneratorit, dëshmojë se ky nuk është një nga ato skandale ku ca çapaçuë i’a punojnë shefit pas shpine. 

Edi Rama është që kërthizën e kësaj afere dhe këtë e dëshmoi edhe me qëndrimin që mbajti, kur në kulmin e akuzave dhe bërjes publike të dokumentave sakandalozë të vjedhjeve, ai zhvilloi një mbledhje PS-je, në barkun e inceneratorit të Elbasanit, pikërisht për të treguar se njësoi si ai ishin të tërë pis, madje edhe ata që nuk patën firmosur apo urdhëruar.

Ai është pjesë e saj sepse vazhdon edhe sot e kësaj dite, me gjithë krizën e madhe energjitike dhe atë të çmimeve, ti dërgojë pagesa të arrestuarve Zoto dhe Mërtiri, që përmes një sistemi kompanish guacka, fshihen pas inceneratorit të Tiranës. 

SPAK pret fletë arrestet për deputetin Alqi Bllako dhe 20 zyrtarë

Po atëherë shtrohet pyetja: pse po ia dorëzon kryeministri drejtësisë bashkpuntorët e vet në këtë skemë? Pse ai nuk bëri asnjë rezistencë për mbrojtjen e Bllakos duke deklaruar se është i gatshëm ta hedhë në duart e SPAK-ut?

Përgjigjja është e thjeshtë: Sepse ndonëse pa dëshirë dhe pa qef, falë presionit ndërkombëtar, ai është detyruar të bëjë disa koka turku. Në rastet Koka dhe Bllako nuk duhet pasur asnjë iluzion se kemi të bëjmë me drejtësi reale, ato flasin për një drejtësi të negociuar. Edi Rama e dinte me kohë që SPAK doi vepronte mbi ish ministrin e mjedisit dhe ai e ‘dorëhoqi” me kohë duke i mbikqyrur vetë dhe tekstin e largimit. Edhe për Bllakon nuk ishte një sekret, kur thuhej se ai ishte caku i fundit ku do të arrinte Prokuroria e Posatçme. Pra ende shefi i qeverisë vigjëlon mbi procesin dhe e kontrollon atë. Por pavarësisht nga fakti se kjo nuk është, as një drejtësi e vërtetë dhe as e pavarur, efekti që ajo po prodhon e ka një të mirë. Ndonëse SPAK nuk do të ketë kurrë fuqi, jo për të shkuar tek Lefteri, por tek koka reale e kësaj mega vjedhjeje, fakti që po merret, dalja në shesh e disa të vërtetave edhe ashtu gjysmake, po i shërbejnë disi publikut. Edhe me pafuqinë e tyre “heronjtë e fëmijëve tanë” po na bëjnë një nder, sepse edhe duke mos pasur këllqe për ti ndëshkuar grabitësit e mëdhenj, sëpaku ata po na ndihmojnë për ti njohur më mirë ata.

©Lajme 

You may also like