Sot varroset kosovarja që dyshohet se u vra nga burri i saj në Zvicër

by admin
Spread the love

Sot në varrezat e fshatit Shishman të Gjakovës
varroset 32-vjeçarja nga Kosova që dyshohet se u vra nga burri i saj në Zvicër.

Lajmi për ditën e varrimit u bë nga familjarët
e të ndjerës.

“Me dhimbje te madhe ju njoftojm se neser me
dat 17.03.2022 ne ora 14:00 ne fshatit shishman do bëhet vorrimi i të ndjeres
Besjana (Agron) Rama”, thuhet në njoftimin e familjarit.

Në fundjavën që shkoi, një kosovar 35-vjeçar
është arrestuar në Rappersëil-Jona (SG) nën dyshimin se ka vrarë gruan e tij.
Dy fëmijët e çiftit dhe një fëmijë tjetër ishin gjithashtu në shtëpi në kohën e
vrasjen, raportoi albinfo.ch

Kosovari kishte raportuar në qendrën e
thirrjeve emergjente të kantonit herët në mëngjes të së shtunës se sapo kishte
lënduar rëndë gruan e tij. Kur policia ka mbërritur në banesë, gruaja
32-vjeçare, po ashtu kosovare, tashmë kishte ndërruar jetë.

Policia kantonale e St.Gallen ka arrestuar burrin;
ai ndodhet në paraburgim.

Motivi dhe rrethanat e sakta të krimit janë ende të paqarta. Policia thotë se në kryerjen e krimit nuk janë përdorur armë zjarri.

You may also like