Sot ditë zie, ish-Presidenti Bujar Nishani do të përcillet në banesën e fundit. Ja detajet e homazheve

by admin
Spread the love

Para disa ditësh u nda nga jeta në moshë 56 vjeçare ish presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani. Ai është sjellur nga Gjermania ku po kurohej dhe sot është shpallur ditë zie në vend.

Përmes një vendimi qeveria shpalli datën 2 Qershor ditë zie kombëtare në nderim të ish-presidentit të ndjerë.

Vendimi parashikon që në të gjitha institucionet publike flamuri të ulet në gjysmë shtizë.

Arkmorti ish presidentit Bujar Nishani mbërriti nga Gjermania në pikën kufitare të Morinit orët e para të mëngjesit të të mërkurës.

Prej orës 10:00 arkmorti ish-Presidentit u vendos në hollin qendror të presidencës, nga ku të afërmit, miqtë, bashkëpunëtorët përfshi shumë qytetarë zhvilluan homazhe në nder të tij.

Sot nga ora 10:00 deri në orën 12:00 do të zhvillohet ceremonia zyrtare funebre e homazheve sipas protokollit të Shtetit, për t’iu drejtuar më pas varrezave të Sharrës ku do të prehet zoti Nishani.

Ish-presidenti u nda nga jeta të shtunën, pasi ishte i shtruar prej një muaji në një spital në Berlin të Gjermanisë. Ai u shtrua fillimisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Më pas u dërgua për mjekim më të specializuar, por shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar në mushkëri.

You may also like