‘Sorrë…’, për kë mund të jetë ky thumb i Romeos në postimin e fundit? – Shqip

by admin
Spread the love

11:00 | 20 Dhjetor 2021

Arjola, Iliri dhe Donaldi janë treshja që së fundi kanë pasur debate të ashpra mes vete.

E pas këtyre debateve gjithmonë vinte edhe një reagim i Romeos, shkruan lajmi.net.

Ai edhe kësaj radhe ka vendosur ta mbështesë atë. Mbështetja e vetme e tij e realizueshme për moemntin është përmes rrjeteve sociale.

Romeo në postimin e fundit ka hedhur kunja drejt banorëve në shtëpi, të cilët janë kundërvënë vëllait binjak të tij.

‘I vetmi shpend që e merr guximin t’i bjerë në qafë shqiponjës është sorra. I ulet në kurriz dhe fillon t’i çukisë qafën. Megjithatë, shqiponja nuk i përgjigjet, as nuk lufton me të, as nuk merret me të fare. Thjesht hap krahët dhe fillon të fluturojë lartë, sa më lartë ngjitet aq më shumë i vështirësohet frymëmarrja sorrës për shkak të mungesës së oksigjenit”, ka shkruar Romeo në postimin e tij në “Instagram’, ka shkruan në postimin e tij.

Ky postim mund të jetë për Ilirin, Arjolën apo për këdo që shprehet ashpër ndaj Donaldit.

Donaldi është kritikuar shumë për lidhjen e tij me Beatrixën./Shqip/

You may also like