Sondazhi: Francezët janë njerëzit më euroskeptikë në Europë

by admin
Spread the love

Franca konsiderohet si një nga lokomotivat e Bashkimit Europian, e megjithatë francezët janë njerëzit më euroskeptikë në Europë.

Sipas një sondazhi të fundit të Eurobarometrit 6 muaj përpara zgjedhjeve europiane, u arrit në konkluzionin se një shumicë e madhe e europianëve, sidomos të rinjtë, janë optimistë për drejtimin që po merr BE-ja, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për francezët.

Sondazhi tregoi se Franca është i vetmi shtet anëtar i Bashkimit Europian, ku numri i pesimistëve tejkalon numrin e optimistëve për të ardhmen e BE-së.

49% e francezëve kanë pikëpamje gri për drejtimin e unionit, kundrejt 46% të popullsisë së saj që mendon pozitivisht. Ky është një trend rënës për popullsinë franceze, nga 52% që ka qenë optimizmi 3 vite më parë.

Në tërësi, 60 e popullsisë në të gjitha vendet e Bashkimit Europian kanë shprehur optimizëm për të ardhmen e BE-së.

Numri është akoma më i lartë tek të rinjtë, shifër që shkon në 66-67 përqind për grupmoshën 15-39 vjeç.

Megjithatë, 73% e europianëve presin që standardi i jetesës të ulet vitin e ardhshëm.

Shtetet me përqindjen më të lartë për mendimin pozitiv për të ardhmen e BE-së dolën Danimarka dhe Irlanda, që shënuan një shifër prej 83%.

Gjermanët janë 58% pozitiv rreth të ardhmes së BE-së. Gjithashtu, 55% e hungarezëve kanë mendim pozitiv për Bashkimin Europian.

Një tjetër e dhënë e Eurobarometrit është fakti që 61% e europianëve në tërësi mendojnë se anëtarësimi i shteteve respektive në BE ka qenë pozitiv. 72% besojnë se vendi i tyre ka përfituar nga anëtarësimi në BE.

Përjashtim në këtë kategori bën sërish Franca që është ndër vendet më pak të bindura për anëtarësimin në BE, me vetëm 56%.

The post Sondazhi: Francezët janë njerëzit më euroskeptikë në Europë appeared first on American Eye.

You may also like