SOFT NEWS – Zbulon tradhëtinë e bashkëshortes falë papagajve, zogjte thirren për të dëshmuar

by admin
Spread the love



TIRANË, 3 prill /ATSH/- Një burrë në Turqi zbuloi se bashkëshortja po e tradhtonte me ndihmën e papagajve të tij, sipas “Il Messaggero”.

Siç dihet, e veçanta e këtyre kafshëve është se përsërisin shumë prej frazave që thuhen dhe për këtë arsye dy bashkëshortët kanë përfunduar në gjykatë.

Dy papagajtë u thirrën gjithashtu si dëshmitarë. Rasti u bë viral në rrjetet sociale.

Kur burri u kthye në shtëpi dëgjoi papagajtë e tij të përsërisin frazën: “Burri im nuk është këtu, hajde”.

Kështu ai e kuptoi menjëherë se bashkeshortja po përfitonte nga orët në të cilat ai nuk ishte në shtëpi për të paralajmëruar të dashurin e saj.

Falë “ndërhyrjes” së kafshëve ai më pas i kërkoi asaj divorcin.

Avokati i tij, Ted Buckland, konfirmoi praninë në gjykatë të dy zogjve, të thirrur për të dëshmuar në emër të burrit, në një postim në X. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakEURO “Zvicër 2025”, Doçi dhe Bajraktari: Synojmë rikthimin në Ligën B


You may also like