SOFT NEWS – I vuri djalit emrin e të panjohurit që e ndihmoi ta lindte!

by admin
Spread the love

PARIS, 25 shkurt /ATSH-DPA/ – Pas lindjes së papritur në një ishull trafiku pranë Parisit, nëna e lumtur i ka vënë djalit të saj emrin e një burri të panjohur që e ndihmoi në lindjen e foshnjës.

”34-vjeçaren e kapën befas dhimbjet e lindjes në rrugë dhe u detyrua të shtrihej në një ishull trafiku, ndërsa burri po kalonte me makinën e tij”, raportoi gazeta ”Le Parisien”.

Ish-zjarrfikësi algjerian, i cili ndodhet pa dokumente në Francë, ndaloi menjëherë.

Ai e ndihmoi gruan gjatë lindjes dhe arriti të mbajë në krahë të porsalindurin.

Gjatë punës së tij me brigadën e zjarrfikësve në Algjeri, ai kishte përjetuar situata të tilla dhe e qetësoi nënën.

Më vonë e ndihmoi edhe një e re derisa ka mbërritur ambulanca.

”Algjeriani u prek aq shumë nga ngjarja sa nuk ishte në gjendje të flinte për disa netë”, raportoi ”Le Parisien”.

Kur e vizitoi nënën në spital, ai mësoi se nëna i kishte vënë emrin Rabah djalit të saj të vogël.

Kryebashkiaku i periferisë së Parisit, Aulnay-sous-Bois, ku ndodhi lindja, falënderoi algjerianin.

Ai tani shpreson të marrë letrat e qëndrimit në mënyrë që të mund të punojë përsëri në profesionin e tij./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like