SOFT NEWS – Dita Kombëtare e Karbonarës

by admin
Spread the love

TIRANË, 6 prill /ATSH/- Shefi i kuzhinës Max Mariola beson se tingulli i makaronave që rrotullohen në një tigan është “tingulli i dashurisë”, sipas BBC.

Karbonara mund të gjendet në çdo vakt të familjeve në qytetin e Romës, te cilët festojnë sot më 6 prill Ditën Kombëtare të Karbonarës.

“Ne jemi shumë xhelozë për ushqimin tonë”, tha Max Mariola, një kuzhinier nga Roma, videot e gatimit të të cilit kanë bërë që miliona ndjekës në internet ta shpallin atë si një nga ekspertët kryesorë të kuzhinës në qytet.

Në Ditën Kombëtare të Karbonarës, Max ka një sekret për puritanët e kuzhinës.

Në të vërtetë, karbonara nuk është aq e përjetshme sa vetë qyteti. Ky vit shënon 70 vjetorin e prezantimit të parë të recetës në një libër gatimi italian, në të cilin përbërësit e listuar – përfshirë djathin Gruyère – dukeshin mjaft të ndryshëm nga ata që përdoren sot.

“Disa prej tyre thjesht shtojnë të verdhat, të tjerët të gjithë vezën. Disa i përziejnë të gjitha në zjarr, disa jashtë zjarrit. Çdo familje ka mënyrën e vet”, tha Mariola.

Në Romë ekzistojnë një mori vendesh për të shijuar një diversitet të tillë në lavdinë e tij të plotë.

Për nder të pjatës më ikonike dhe më të diskutueshme të qytetit, Mariola u sugjeron ndjekësve të tij disa teknika për të shijuar një karbonara si “la cucina comanda” (të vullnetit të perëndive të kuzhinës).

Në të vërtetë, ndërsa djathi i deles Pecorino është bërë shtesa standarde në përgatitjen e karbonarës, gjithashtu mund të përdoret djathi i lopës për të përmirësuar shijen dhe qëndrueshmërinë e makaronave. Për Mariola, kjo ka qenë receta kryesore e suksesit.

“Shtimi i parmixhanit është një zgjedhje inteligjente. E bën salcën më të butë, më pak agresive”, tha ai.  //a.i./

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like