SOFT NEWS – 15 prilli Dita Botërore e Artit

by admin
Spread the love



TIRANË, 15 prill /ATSH/- Dita Botërore e Artit festohet çdo vit, më 15 prill dhe synon të promovojë zhvillimin dhe kënaqësinë e artit në mbarë botën.

Festimet e Ditës Botërore të Artit ndihmojnë për të përforcuar lidhjet midis krijimeve artistike dhe shoqërisë; rritur ndërgjegjësimin për shumëllojshmërinë e shprehjeve artistike; dhe nxjerr në pah kontributin e artistëve në zhvillimin e qëndrueshëm.

Dita Botërore e Artit është gjithashtu një rast për të nxitur edukimin artistik në shkolla, pasi kultura mund të hapë rrugën për arsimin gjithëpërfshirës dhe të barabartë.

Arti është vërtetuar se ushqen kreativitetin, inovacionin dhe diversitetin kulturor për të gjithë popujt anembanë globit, dhe luan një rol të rëndësishëm në ndarjen e njohurive dhe inkurajimin e kuriozitetit dhe dialogut.

Në Ditën Botërore të Artit, shumë njerëz marrin pjesë në aktivitete të ndryshme si debate, konferenca, seminare, ngjarje kulturore dhe prezantime apo ekspozita. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBERLIN – Scholz: Pekini nuk duhet të mbështesë ushtarakisht Moskën kundër Kievit


You may also like