SOFT NEWS – 111-vjeçari anglez: Jetëgjatësia ime thjesht çështje fati

by admin
Spread the love

LONDËR, 6 prill /ATSH-DPS/ – Një 111-vjeçar nga Anglia është tani njeriu më i moshuar në botë, i cili tha se sekreti i jetëgjatësisë së tij është thjesht fat i pastër.

John Alfred Tinniswood u lind në Liverpul më 26 gusht 1912 – në të njëjtin vit që u mbyt ”Titanik”-u – dhe është një stërgjysh që aktualisht banon në një shtëpi kujdesi në Southport, ku stafi e përshkruan atë si “një kuti e madhe llafazane”.

”Mosha e saktë e Tinniswood është 111 vjeç 223 ditë që nga 5 prilli”, sipas Rekordeve Botërore Guinness.

Fillimisht pritej të ishte rekordmeni i ri, 112-vjeçari Gisaburo Sonobe nga Japonia, por së fundmi u konfirmua se kishte ndërruar jetë më 31 mars.

Pavarësisht moshës së tij të shtyrë, Tinniswood ende mund të kryejë shumicën e detyrave të përditshme në mënyrë të pavarur – ai ngrihet nga shtrati pa ndihmë, dëgjon radion për të vazhduar me lajmet dhe ende menaxhon financat e tij.

Mbi sekretin e jetëgjatësisë së tij, rekordmeni tha për Rekordet Botërore Guinness se “është fat i pastër”.

“Ju ose jetoni gjatë ose jetoni shkurt dhe nuk se mund të bëni shumë për këtë”, shtoi ai.

Përtej ngrënies së një peshku dhe patate të skuqura çdo të premte, Tinniswood tha se nuk ndjek ndonjë dietë të veçantë.

“Unë ha atë që ata më japin dhe të gjithë të tjerët gjithashtu. Unë nuk kam një dietë të veçantë”, tha ai.

“Nëse pini shumë ose hani shumë ose ecni shumë, nëse bëni shumë nga ndonjë gjë, do të vuani”, shtoi ai.

Tinniswood jetoi të dy luftërat botërore dhe është veterani mashkull më i moshuar në botë i mbijetuar i Luftës së Dytë Botërore, pasi ai punoi në një rol administrativ për Korpusin e Pagave të Ushtrisë.

Tinniswood u takua me bashkëshorten e tij, Blodwen, në një kërcim në Liverpul dhe çifti kaluan 44 vjet së bashku përpara se Blodwen të vdiste në 1986.

Pasi u bë njeriu më i moshuar i Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2020, Tinniswood nuk është i shqetësuar nga statusi i tij i ri.

”Nuk ka asnjë ndryshim për mua. Aspak. E pranoj ashtu siç është”, tha ai.

Duke dhënë këshilla për brezat e rinj, ai tha se ”gjithmonë bëni më të mirën që mundeni, pavarësisht nëse jeni duke mësuar diçka apo nëse jeni duke mësuar dikë. Jepni gjithçka që keni. Përndryshe nuk ia vlen të shqetësoheni”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like