Skijim: Petra Vlhova fituese e garës së sllallomit në Kranjska Gora – Shqip

by admin
Spread the love

Garat e Kupës së Botës në skijim kanë vazhduar edhe sot në Kranjska Gora të Sllovenisë në disiplinën e sllallomit, ku ka dominuar sllovakja Petra Vlhova e cila triumfoi me rezultatin 1:47.62 minuta, para gjermanes Lena Durr për 72 qindtat, ndërsa e treta në podium doli skiatorja amerikane.

Për skiatoren sllovake Petra Vlhova ishte kjo fitorja e tretë në disiplinën e sllallomit  në sezonin 2023/2024. AJ Hurt e SHBA-së përfundoi në vend të tretë me 15 qindtat e sekondës më të dobët se pozita e dytë.

Për shkak të kushteve  të vështira atmosferike favoritja e kësaj gare amerikania Mikaela Shiffrin, kaloi një portë në fillim të vrapimit të saj të parë, duke i dhënë fund garës në Kranjska Gora.

Rezultatet e 10-të skiatioreve më të mira  në Kranjska Gora

1. Petra Vlhova (Sllovakia)    1:47.62
2. Lena Dürr (Gjermania) +0.72
3. AJ Hurt (SHBA)    +0.87
4. Camille Rast   (Suedia)    +1.17
5. Paula Moltzan (SHBA)    +1.23
6. Sara Hector (Suedia)    +1.38
7. Katharina Liensberger    (Austria)    +1.53
8. Chiara Pogneaux    (Franca)    +1.68
9. Katharina Huber (Austria)    +1.76
10. Michelle Gisin (Zvicra)    +1.96/KlanMacedonia

You may also like