S’ka anëtarësim në BE pa njohur Kosovën, e djathta ekstreme serbe i reagon kryediplomates gjermane

by admin
Spread the love

Deklaratës së kryediplomates gjermane, Analena Baerbock, se s’ka anëarësim në BE pa e njohur pavarësinë e Kosovës, i ka reaguar partia e së djathtës ekstreme, “Zavetnici”, duke i kërkuar “të mos ndërhyjë në punët e brendshme serbe”.

Partia pro-ruse dhe anti-NATO, tha se deklarata e Baerbock “më së miri dëshmoi që Brukseli nuk është adresa e duhur për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë” dhe shtoi se “bisedimet duhet të kthehen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së”.

“Ne besojmë se ministrja e jashtme gjermane, Analena Baerbock, me deklaratën e saj kushtëzuese për anëtarësim në BE përmes njohjes së ndërsjellë mes Beogradit dhe Prishtinën, e tregon karakterin shantazhues të Berlinit zyrtar dhe na konfirmoi se Gjermani është sponzoruesja më e madhe e pavarësisë së Kosovës brenda BE-së”, u shpreh kjo parti.

“Baerbock nuk e sheh Serbinë si partnere të barabartë, por si një vend me sovranitet të kufziuar që është i obliguar të përmbush gjithçka që i kërkohet nga qeveria gjermane, nga dorëzimi i Kosovës e deri te vendosja e sanksionve ndaj Rusisë”, vazhdon reagimi, përcjell Reporteri.net.

“Ne paralajmërojmë se çfarëdo përmbushje e kërkesave gjermane do të nënkuptonte kapitullim ndaj ultimatumeve perëndimore dhe do të shtronte rrugën e anëtarësimit të Prishtinës në Këshill të Evropës dhe në Kombe të Bashkuara. Nëse ndodh kjo, Serbia në të ardhmen do të humbiste mundësinë që t’u kërkonte vendeve tjera për të mos e njohur Kosovën”, përfundon komunikata.

Ministrja gjermane, Analena Baerbock, përsëriti qëndrimin e kahershëm gjerman se epilogu logjik i negociatave mes Kosovës dhe Serbisë është njohja e ndërsjell, dhe se anëtarësimi në bashkësinë evropiane pa e njohur Kosovën nuk bëhet fjalë të ndodh.

Kancelari federal gjerman, Olaf Scholz, në vizitën e tij të parë në Beograd para presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, tha se “është e paimagjinueshme” që dy vende të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën të anëtarësohen në BE.

Deklarata e Scholz kishte shkaktuar debat të ashpër në Serbi

You may also like