Situata te Kombëtarja/ Vrioni vjen pas dy ditësh, Broja pritet për Izraelin

by admin
Spread the love

Paraditen e kësaj të diele, Kombëtarja Shqiptare zhvilloi seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për tri sfidat e qershorit, me Islandën në transfertë, Izraelin në “Air Albania” (Nations League) dhe me Estoninë po në Tiranë (miqësore).

Pas dy ditësh do t’i bashkohet grupit edhe Giacomo Vrioni, që tashmë konsiderohet një alternativë e besueshme për sulmin, pas sezonit pozitiv që kaloi me Tirolin në Austri.

Edhe në këtë seancë Odise Roshi nuk është stërvitur me grupin, por është monitoruar veçmas nga stafi mjekësor për shkak të një shqetësimi muskulor.

Të martën Kombëtarja do të zhvillojë një ndeshje testuese brenda grupit në stadiumin “Niko Dovana”, në orën 18:00, dhe do të përgatitet në Durrës deri më datë 4 qershor, për t’u nisur më pas drejt Islandës për sfidën e parë zyrtare./ Shqip


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like