Siria pranon hapjen e dy pikave të reja kufitare për të ndihmuar viktimat e tërmetit shkatërrimtar (fotot)

by admin
Spread the love

Numri i viktimave nga tërmetet shkatërrimtare të javës që shkoi ka kaluar 35 000, teksa agjencitë e ndihmës japin alarmin se rreth 900,000 të mbijetuar të tërmeteve janë në nevojë urgjente për ushqim.

Rreth 5 milionë njerëz në Siri besohet se kanë mbetur të pastrehë pas tërmetit, ndërsa dje qeveria e presidentit Bashar al-Assad ka lejuar kalimet e ndihmave të OKB në dy pikë-kalime nga Turqia drejt zonave veriperëndimore në kontroll të rebelëve.

Zhvillimi vjen teksa njerëzit shpresojnë për të gjetur të tjerë të mbijetuar nënë rrënojat e ndërtesave.

Dje një djalë 13 vjeçar u gjet gjallë në rrënoja në Hatay, Turqi, pas rreth 180 orësh i bllokuar.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se disa mijëra njerëz kanë arritur të shpëtohen në situata të ngjashme.

Bashkë me vlerësimet e Erdogan për grupet e shpëtimit, në rrjetet turke është shpërndarë gjerësisht një video e vitit 2019 ku lideri turk mburret duke dhënë amnisti për kompanitë e ndërtimit që kishin shkelur standardet në miliona ndërtime në të gjithë Turqinë./Democracynow.org/


Top Channel

You may also like