Sipas presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, vizita e Petkov në RMV ishte e përshpejtuar

by admin
Spread the love




Sipas presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, vizita e kryeministrit Kiril Petkov në Republikën e Maqedonisë së Veriut ishte e përshpejtuar.

Vizita e kryeministrit ishte e përshpejtuar, kisha bisedime të sinqerta me të, tha presidenti Radev në përgjigjen e pyetjes. Për diplomacinë bullgare me rëndësi është tërësisht ta realizojmë kapacitetin tonë profesional, të mos besojë në ekspertizën e jashtme, organizatat joqeveritare dhe të mos i nënshtrohet presionit të jashtëm, tha shefi i shtetit bullgar.

Çdo aksion i përshpejtuar i qeverisë bullgare, çdo sinjal pozitiv preliminar mund të interpretohet gabimisht si disa lëshime nga pala bullgare, deklaroi Rumen Radev.

Bullgaria gjithmonë është e hapur për dialog. Bullgaria tërë kohën ka nisur dialog, kur politikanët e RMV-së ishin në turne nëpër kryeqytetet evropiane dhe e shmangën Sofjen, por më vjen mirë që dialogu ka filluar të ndodhë,” tha presidenti. Jemi në kontakt me presidentin Stevo Pendarovski, por do të kërkojmë një moment të përshtatshëm për takim të nivelit të lartë, sigurisht që varet nga veprimet e tij, deklaroi Rumen Radev.

Presidenti Rumen Radev u përgjigj në pyetje të gazetarëve para pjesëmarrjes së tij në ngjarjen “Bota përpara 2-2022” në organizim të “Ekonomist” në Sofje, ku është mysafir dhe folës nderi.


You may also like