Simeone: Nuk është e lehtë të fitosh në Champions League, jam i lumtur për triumfin ndaj Dortmundin

by admin
Spread the love

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka thënë se nuk është e lehtë të fitosh në fazën e eliminimit të Ligës së Kampionëve. Skuadra e tij fitoi 2-1 në çerekfinalen e parë kundër Borussia Dortmundit.

Argjentinasi pret një revansh jashtëzakonisht të vështirë javën e ardhshme.

“Në pjesën e parë ne luajtëm mirë, e morëm topin dhe mezi i lejuam të kishin ndonjë situatë para portës sonë. Tani na pret një ndeshje jashtë fushe, në të cilën do të takojmë një ekip shumë të fortë. Ata do të na sulmojnë dhe ne do të duhet të përdorim hapësirat që na hapen si rezultat”, tha Simeone.

“Ju mund ta shihni vetë nga rezultatet në katër çerekfinalet e para se nuk është e lehtë të fitosh në eliminime. Jemi të kënaqur që ia dolëm,” shtoi ai.

/GazetaBlic Sport

You may also like