Siljanovska: Ndjehem shumë mirë fizikisht dhe psiqikisht

by admin
Spread the love

Kandidatja për President nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të fushatës parazgjedhore presidenciale, gjatë mbrëmjes së djeshme ka qenë në qytetin e Prilepit, ku nga atje Siljanovska tha se e fajësojnë për moshën, por ajo shtoi se kjo do të thotë , se ajo do të fitojë me urtësi. Siljanovska ka dënuar gjuhën e urrejtjes dhe siç tha ajo, shumë President të suksesshëm kanë pasur flokë të bardha dhe kanë qenë mjaft të suksesshëm. Ajo para qytetarëve të Prilepit tha ndjehem shumë mirë edhe fizikisht edhe psiqikishtë. Ndërkaq, ajo foli edhe për përfshirjes e grave nëpër institucioneve publike, e sidomos në Armatë. Unë do të avokoj që ARM të përmbushë gjithmonë standardet e NATO-s dhe të përfshijë më shumë gra, tha mes tjerash Davkova.
“Presidenti është komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura. Dhe forcat e armatosura janë mbrojtëse e pavarësisë dhe integritetit territorial të Maqedonisë. Duhet të ketë rregull në ushtri! Duhet të ketë një hierarki në ushtri! Duhet të ketë standarde në ushtri! Në veçanti, ne duhet të respektojmë standardet e NATO-s pasi jemi anëtare të aleancës! Mirëpo, nëse atje ka politizim dhe partizim, nëse nuk ka mjaftueshëm femra në postet kyçe, atëherë mendoj se pikëpyetja është e madhe. Pse femrat? Sepse unë, si të gjitha femrat, jam krenare dhe e di që në të gjitha fushat mund të sjellim diçka të re”, ka deklaruar Gordana Siljanovska.

MARKETING



You may also like