Si mund ta çoni nëpër mend njëherë…

by admin
Spread the love

Anisa Kostani nuk është një emër i padëgjuar për përdoruesit e rrjeteve sociale. Ajo është nënkomisare në Elbasan dhe pak muaj më parë ajo u pezullua nga detyra e saj pasi ofendoi rë ndë përmes një postimi në rrjete sociale gazetarët, duke u shprehur se ata janë të degjeneruar.

Ishte vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të asokohe, Gledis Nano ai i cili mori vendimin që Anisa Kostani të pezullohej nga detyra e nënkomisares pas shkrimeve të saj që bënë mjaft bujë dhe tërhoqën vëmendjen e të gjithëve.

Mirëpo, pak javë më parë, Anisa Kostani është rikthyer sërish në detyrën që ajo mbante para se të pezullohej. E tashmë, veç detyrës së saj si nënkomisare, ajo është kthyer edhe në një personazh që prodhon lajm në rrjete sociale, teksa numëron edhe shumë ndjekës në rrjete sociale. Herë pas here, Anisa preferon të zhvillojë edhe biseda virtuale me ta.

E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa nënkomisarja i është përgjigjur disa pyetjeve shumë pikante në Instagram. Në një pyetje që i kanë bërë ndjekësit nëse ajo është e virgjër apo jo, Anisa Kostani ka dhënë një përgjigje që ka marrë shumë vëmendje nga ndjekësit e sigurisht edhe mediat online.

A je e virgjër?” – është pyetja e ndjekësit, teksa Anisa i përgjigjet: “Sigurisht që po! Si mund ta çoni në mend njëherë, duke ditur që unë jam e pamartuar!”

You may also like