Si është të punosh me Jose Mourinhon?/ Kjo është përgjigjja e Marash Kumbullës

by admin
Spread the love

Marash Kumbulla ka folur për tifozët së fundmi. Pyetjet janë nga më të ndryshmet, edhe nga ato tekniket që lidhen me mbrojtjen me tre apo me katër lojtarë.

Ku ndjehet më mirë Kumbulla? E thotë vetë: “Kam nisur që të luaj në mbrojtjen me 3, por argëtohem shumë kur luaj në mbrojtjen me katër”.

Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare tregon edhe sa po mëson nga trajneri Mourinho: “Për një futbollist të ri, është një mundësi fantastike që të punosh me një trajner si Mourinho.

Po mësoj shumë me të, sidomos nga ana karakteriale. Ndihem mirë më të, sepse unë i vlerësoj shumë personat e sinqertë”.

Kumbulla është pyetur edhe për lojtarin e skuadrës, që është më i vështiri për t’u markuar. Për të janë dy: “Sulmuesit tonë janë shumë të fortë, kështu që po them Zaniolo dhe Abraham”.

You may also like