Shtime: Iku nga stacioni i policisë duke kërcyer nga dritarja, arrestohet 41-vjeçari

by admin
Spread the love

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi i njëjti kishte ikur nga stacioni i policisë në Shtime.

Ai kishte arritur të ikte derisa ishte duke pritur që të intervistohej.

B.A, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me datën 04.05.2023 rreth orës 22:50 policia e stacionit në Shtime kishte pranuar një informacion se në rrugën “Arben Hyseni” në Shtime ishte një rast i kanosjes. Policët e rendit e më pas edhe policët hetues nga stacioni i Shtimes i kishin marrë masat e nevojshme dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar për kanosje me armë: A.A( M/K) i moshës 61 vjeçar dhe B.A (M/K) i moshës 41, të cilët shkak i një mosmarrëveshje kishin kanosur personin J.V (M/K) i moshës 45 vjeçar. Ndërsa nga vendi i ngjarjes kanë konfiskuar një armë zjarri automatike AK-47 dhe një armë tjetër të zjarrit ( pistoletë) dhe sasi të municionit”, thuhet në njoftim përcjell Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like