Shqipëria U17/ Bahaj dhe Dashi në kor: Ëndërrojmë Kombëtaren e madhe

by admin
Spread the love

Marlind Bahaj dhe Matteo Dashi janë dy futbollistë që i janë bashkuar ekipit kombëtar U-17.

Dy të rinjtë kanë marrë një ftesë nga stafi i drejtuar nga Ervin Bulku për të përfaqësuar Shqipërinë U-17 në dy ndeshjet miqësore ndaj Kosovës U-17, teksa janë grumbulluar prej ditës së enjte me ekipin në Durrës ku kanë zhvilluar stërvitjet.

Bahaj, mbrojtësi i cili aktivizohet me Sudtirol në Itali, tregon për emocionet me prindërit kur mori ftesën nga ekipi, kënaqësinë për të përfaqësuar ekipin kombëtar dhe kapacitetet që ka kjo skuadër. Ai flet edhe për synimet që ka për të ardhmen.

Hera e parë me ekipin kombëtar? Po, jam shumë i gëzuar që do të luaj me Kombëtaren U-17. I kam njohur të gjithë. Ndihem shumë mirë me grupin dhe shumë i lumtur.

Kapacitetet e skuadrës? Mendoj se skuadra është shumë e fortë dhe mund të arrijmë shumë larg.

Prindërit? Ishin shumë të lumtur, pasi ishte ëndrra ime dhe do bëj maksimumin për të nderuar fanellën kuqezi.

Synimet për të ardhmen? Uroj të luaj në Serinë A.

Edhe Matteo Dashi, mesfushor në skuadrën e të rinjve të Crystal Palace në Angli, nuk e fsheh kënaqësinë që është grumbulluar me ekipin kombëtar, ndërsa premton se do të punojë fort për të arritur ekipin A. Dashi vlerëson skuadrën U-17 dhe tregon edhe për ëndrrat e së ardhmes.

Si po shkon grumbullimi? Shumë mirë, është një kënaqësi e madhe për të luajtur me Kombëtaren U-17. Do të punoj shumë fort për të arritur ëndrrën time për të luajtur me ekipin e parë dhe i falënderoj të gjithë për shansin e dhënë.

Si u ndjenë prindërit? Ishte një kënaqësi e madhe dhe janë shumë të lumtur që do të luaj me ekipin U-17.

Skuadra jonë? Kemi një ekip shumë të mirë dhe duket se do të paraqitje të mira me ndeshjet që kemi.

Ëndrra ime? Të luaj në Premier League dhe me ekipin e parë të Kombëtares./ Super Sport


Top Channel

You may also like